fatmir limani nga kercova fitorja qendron te uniteti jo perjashtimi 68d5ad6dbef93

Fatmir Limani nga Kërçova: Fitorja qëndron te uniteti, jo përjashtimi

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët kërçovarë, duke ndarë me ta energji pozitive dhe mesazhe të qarta për ndryshim, bashkim dhe shpresë.

“Energji të mirë dhashë, por edhe mora mes kërçovarëve të mi – pavarësisht moshës, etnisë apo gjinisë”, tha Limani, duke theksuar se shpirti i Kërçovës qëndron pikërisht në larminë dhe unitetin e saj. Ai rikujtoi fjalët e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu:
“Fitoren nuk e solla unë, por e gjeta mes jush.”

Duke vërejtur pjesëmarrjen e madhe të të rinjve në takim, Limani tha se Kërçova ende ka shpresë, dhe kjo shpresë vjen nga brezi i ri që kërkon rotacion, zhvillim dhe përfaqësim të ndershëm.

Ai theksoi se fitorja e vërtetë nuk matet thjesht me vota, por me përfshirje dhe me përbashkim:
“Fitorja është kur zgjidhet i pari i qytetit që e duan të gjithë – jo kur nxirret dikush i tepërt. Qyteti fitojnë kur udhëhiqet nga dikush që bashkon, jo përjashton.”(INA)

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori iseni viziton polikliniken e shuto orizares permiresimi i sherbimeve shendetesore prioritet 68d5a7990dda5
Lajmi i mëparshëm

Drejtori Iseni viziton Poliklinikën e Shuto Orizares: Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore prioritet

ky eshte momenti yne historik ahmeti fton per bashkepunim drejt perspektives evropiane 68d5b415913a0
Lajmi i radhës

“Ky është momenti ynë historik” — Ahmeti fton për bashkëpunim drejt perspektivës evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë