fatmir dehari uron fillimin e vitit te ri shkollor le te jete kjo dite fillimi i nje rrugetimi te suksesshem drejt dijes 68b5d7cec2647

Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes”

September 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 shtator – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës dhe kandidat i BDI-së për një mandat të ri, ka përcjellë një mesazh të përzemërt për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke vënë në pah rëndësinë e arsimit dhe të ditës së parë të shkollës si moment jetik në formimin e çdo individi.

“Dita e parë e shkollës është një moment i veçantë në jetën e çdo nxënësi dhe familjeje. Ajo shënon hyrjen në botën e dijes, edukimit dhe përgjegjësisë,” – shkruan Dehari në mesazhin e tij.

Ai siguroi se shkollat në Kërçovë janë të gatshme për të mirëpritur nxënësit me përkushtim dhe kujdes maksimal:

“Shkollat tona i presin fëmijët me përkushtim e kujdes, duke u ofruar një mjedis të sigurt, motivues dhe të barabartë për zhvillim.”

Në përmbyllje, Dehari shprehu urimet më të mira për të gjithë nxënësit dhe komunitetin arsimor:

“Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes dhe arritjeve të reja. Ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor!”

Ky mesazh vjen si një dëshmi e vazhdimësisë së përkushtimit institucional dhe personal të Deharit ndaj arsimit si themel i zhvillimit të komunitetit dhe qytetit të Kërçovës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 1
Lajmi i mëparshëm

Djali i Hafëz Idrizit del hapur në mbështetje të Izet Mexhitit për Çairin (VIDEO)

bujar osmani arsimi do te jete prioriteti im personal 68b5d8712232f
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Arsimi do të jetë prioriteti im personal

Të fundit nga

ShkoLartë