faruk mujka tregon pse iu nderpre marredhenia e punes agim pllashnikut 688c5312e3748

Faruk Mujka tregon pse iu ndërpre marrëdhënia e punës Agim Pllashnikut

August 1, 2025
1 minut lexim

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit Agim Pllashniku, i cili ditë më parë ishte përfshirë në një incident me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli.

Gent Gjini, avokat i Agim Pllashnikut, publikoi dy faqe (të parën dhe të fundit) të vendimit të “Ibër-Lepencit”, sipas të cilit, Pllashnikut i është ndërprerë marrëdhënia e punës në ditën e nënshkrimit të vendimit, më 31.07.2025.

Kreyshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se shkëputja e marrëdhënies së punës me Agim Pllashnikun nuk ka lidhje me incidentin mes tij dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e as me aktivitetin politik të Pllashnikut.

Mujka ka thënë se shkëputja e marrëdhënies së punës është bërë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Ai tha se Agim Pllashniku ka pasur edhe aktivitete (aksione) të tjera politike dhe se këto aktivitete po i bën gjatë orarit të punës.

Sipas Mujkës, Pllashniku gati gjatë gjithë korrikut nuk ka qenë në punë dhe, siç ka thënë ai, duke mos e arsyetuar mungesën në punë ka marrë një vërejtje me shkrim.

Mujka ka akuzuar Pllashnikun se e ka kërcënuar dhe kanosur drejtorin e tij.

“Krejt këto aksione po i bën brenda orarit të punës, e ne pastaj e kemi marrë gjendjen, hyrjet dhe daljet e tij dhe rezultoi që ai nuk është në vendin e punës, nuk ka pushim vjetor, nuk ka pushim mjekësor, thjesht pa asnjë arsyetim del dhe kjo askund nuk lejohet”- ka thënë Mujka, duke paralajmëruar edhe hapje të rastit ndaj Pllashnikut për sulm fizik dhe kanosje.

Mujka ka thënë se në vendimin prej 10 faqeve janë dhënë edhe arsyet për shkëputjen e marrëdhënies së punës, porse vendimi i plotë nuk është publikuar nga avokati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kastriot selmani prek me fjalet 688c1ad0698ff
Lajmi i mëparshëm

Kastriot Selmani prek me fjalët

trump rrit tarifat per dhjetera vende me afat te ri per marreveshjet 688c543bdb2c4
Lajmi i radhës

Trump rrit tarifat për dhjetëra vende me afat të ri për marrëveshjet

Të fundit nga

ShkoLartë