fantazi e ligesi qe i dhane jete disa teorive dhe perrallave rama i pergjigjet akuzave te opozites per bordin e paqes 6975e4551371f

“Fantazi e ligësi që i dhanë jetë disa teorive dhe përrallave”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për Bordin e Paqes

January 25, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke sqaruar se ftesa për anëtarësim ka ardhur drejtpërdrejt nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Rama e cilësoi këtë ftesë si një ngjarje me domethënie të fortë politike dhe historike për vendin, ndërsa kritikoi zërat kundërshtues, të cilët sipas tij kanë shpërndarë “teori dhe përralla” për të krijuar tollovi.

Kryeministri theksoi se ftesa u pranua dhe u ratifikua në Kuvend edhe nga opozita, duke nënvizuar se Shqipëria, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busull të përhershme, është tashmë vend anëtar themelues i këtij organizmi ndërkombëtar.

“Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më dërgoi këtë ftesë për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i themeluar po prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit.

Gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një PO të fortë, – edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, – përkatësinë në këtë në këtë bord”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limi e drejtohet albes ke nevoje per hot a e perballon dot 6975d1b1836fe
Lajmi i mëparshëm

Limi e drejtohet Albës: Ke nevojë për “hot”, a e përballon dot?

doncic me nje arritje fantastike lakers triumfon ne udhetim te dallas 6975e4b41676b
Lajmi i radhës

Doncic me një arritje fantastike, Lakers triumfon në udhëtim te Dallas

Të fundit nga

ShkoLartë