familjet ne lufte me njera tjetren bresheri me 2000 plumba ne greqi tre te vdekur dhe 12 te plagosur 69062ab5dea89

Familjet “në luftë” me njëra-tjetrën/ Breshëri me 2,000 plumba në Greqi, tre të vdekur dhe 12 të plagosur

November 1, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit.

Ngjarja dyshohet të jetë rezultat i një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh janë në konflikt të hapur.

Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, përleshja vazhdon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë përdorur mbi 2,000 plumba. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë.

Banorët e zonës, po ndihmojnë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spitale.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes familjeve ka nisur para një viti. Përleshja besohet të jetë hakmarrje për një shpërthim të ndodhur në një godinë në ndërtim.

Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

whatsapp prezanton mbrojtjen passkey 69062a7093959
Lajmi i mëparshëm

WhatsApp prezanton mbrojtjen “passkey”

mbi 1 mije euro gjoba per kater shofere ne ferizaj per shkelje te renda ne trafik 6906318f695e0
Lajmi i radhës

Mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj për shkelje të rënda në trafik

Të fundit nga

ShkoLartë