familjet e viktimave nga zjarri ne kocan kerkojne ndihme financiare nga shteti dhe incizim te procedures gjyqesore 6866eec947cff

Familjet e viktimave nga zjarri në Koçan, kërkojnë ndihmë financiare nga shteti dhe incizim të procedurës gjyqësore

July 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 korrik – Shoqata e qytetarëve “16 mars 2025 – Koçani”, e themeluar nga familjet e të ndjerëve në tragjedinë në klubin “Puls”, u dërgoi një letër institucioneve shtetërore dhe gjyqësore në të cilën renditi disa kërkesa.

Në letrën drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, prindërit kërkojnë që t’u paguhet ndihma financiare ligjore, si dhe familjet të marrin ndihmën e nevojshme institucionale.

“Kemi paraqitur një kërkesë në Prokurorinë Themelore Publike – Koçan për të ndërmjetësuar me qëllim të organizimit të një takimi me përfaqësuesit e mjekësisë ligjore në Shkup. Gjithashtu kemi një kërkesë për një incizim të plotë video dhe audio gjatë procedurës gjyqësore, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Shoqatës.

Shoqata “16 Mars 2025 – Koçani” ka paralajmëruar edhe mbajtjen e “Marshit të dymbëdhjetë për engjëjt”, të planifikuar për të shtunën, më 5 korrik, në orën 18:05, si shprehje pakënaqësie për reagimin e ngadaltë të institucioneve dhe procedurat e zgjatura gjyqësore kundër të pandehurve në këtë rast.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohet motoristi qe perplasi per vdekje nje kembesor ne shkup do te perballet me kallezim penal 6866e7767f6a6
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet motoristi që përplasi për vdekje një këmbësor në Shkup – do të përballet me kallëzim penal

bankers i hengri koken ish prokurorit llala manjani soros do blinte aksionet 6866f829cebf9
Lajmi i radhës

“Bankers i hëngri kokën ish-Prokurorit Llala”, Manjani: Soros do blinte aksionet

Të fundit nga

ShkoLartë