Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së se është shkëputur nga interesat e qytetarëve dhe votuesve të saj.
Sipas reagimit, drejtuesit e partisë po veprojnë nën ndikimin e grupeve të lidhura me PDK-në, ndërsa po neglizhohet kujtesa dhe sakrifica e veprimtarëve të LDK-së.
Në deklaratë thuhet se e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë dhe se, pavarësisht vonesave, drejtësia do të triumfojë.
Familja thekson se kujtesa për viktimat dhe veprimtarët e LDK-së nuk do të zbehet dhe se e vërteta, sipas tyre, do të dalë në dritë.
Shkrimi i plotë:
-Miq,
-LDK-ja e sotme nuk degjon më zerin e qytetarit.
-Krerët e saj nuk përfaqësojnë interesat e popullit, madje as besimin e votuesve të saj më besnikë.
-Ata janë shndërruar në vegla të grupeve kriminale të PDK-së.
-Këtë e dimë të gjithë.
-Disa i shërbejnë një klani, paramilitar disa një tjetri.
-Disa janë afër Hashim Thaçit, të tjerë afër Sami Lushtakut.
-Por asnjëri nuk është pranë qytetarit dhe votuesit të LDK-së.
-Ata burra e gra që dikur ishin shënjestër e SHIK-ut, per tri dekada po tentohet te shtyhen drejt harresës.
-Emrat e tyre nuk mbulohen me heshtje. Sakrifica e tyre nuk zbehet kurre.
– Historia po tentohet të shkruhet, me genjeshtra ndërsa e vërteta të varroset.
-Një rol të madh në këtë proces e luajnë pikërisht ata që kurrë nuk ishin LDK, por që e drejtojnë këtë parti sipas “udhëzimeve” të atyre që vranë figurat e LDK-së dhe organizuan atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.
-Bashkërendimi i veprimeve të disa parashutisteve të LDK-së me Sami Lushtakun nuk është rastësi.
-Ai synon ta godasë Kosovën aty ku dhemb më shumë: te ligji, te e vërteta dhe te kujtesa.
-Sepse aty ku ligji hesht, krimi sundon.
-Aty ku e vërteta mbytet, gënjeshtra bëhet pushtet.
– Aty ku kujtesa fshihet, kriminelët shpëtojnë dhe viktimat vriten për herë të dytë.
-Por kjo lojë nuk do të triumfojë.
-Nuk do ta shpëtojnë as pazaret politike, as manovrat e momentit, as skenarët e errët të atyre që veprojnë nga prapaskena.
-Sepse drejtësia mund të vonojë, por nuk dorëzohet.
-E vërteta mund të sulmohet, por nuk mposhtet.
-Kujtesa mund të sfidohet, por nuk zhduket.
-Nuk ekziston forcë në këtë botë që mund ta mbajë përgjithmonë të fshehur te izoluar te frikesuar të vërtetën.
– Ajo gjithmonë gjen rrugën për të dalë në dritë.
-Drejtësia është vonuar. Por drejtësia nuk fal. Ajo do te vjen.
-Dhe sot, më shumë se kurrë, e vërteta po ngrihet mbi heshtjen.
– Po triumfon mbi frikën. Po fiton mbi gënjeshtrën.
-Sepse e vërteta nuk mund të vritet. Mund të vonohet, por kurrë të mposhtet.
Burimi: botasot.info


