faleminderit amerike e verteta doli ne drite lufta jone ishte e drejte mesazhi i fuqishem i ali ahmetit pas zhvillimeve ne hage 68c885b1c9b0b

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

September 15, 2025
1 minut lexim

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke theksuar se drejtësia më në fund ka dalë në pah dhe se propaganda dashakeqe dhe shpifjet janë çmontuar plotësisht.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen që i kanë dhënë popullit shqiptar në luftën për liri dhe demokraci.

“James, të falemnderit ty, faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës demokratike që e përkrahën kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi,” shkroi Ahmeti.

Ai e quajti luftën për mbrojtjen e pragut të shtëpisë si të drejtë, të domosdoshme dhe të përkrahur nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Lufta jonë për pragun e shtëpisë ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse,” theksoi lideri i BDI-së.

Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për drejtësi në arenën ndërkombëtare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga fushe topana bdi mendjen e kishte te kazinote kredite e shpejta korrupsioni e soravia 68c88510c7d27
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Fushë Topana: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

91 e shqiptareve do te votonin per te qendruar ne nato shume mbi mesataren e vendeve te aleances 68c8871613fdb
Lajmi i radhës

91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO, shumë mbi mesataren e vendeve të Aleancës

Të fundit nga

ShkoLartë