”Faktet i ka në dosje”, Alimehmeti: Për Veliajn ende nuk është hapur dosja e inceneratorit dhe e ‘5D’

June 25, 2025
1 minut lexim

Kryetar i Këshilltarëve të PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se për Erion Veliajn nuk është hapur akoma dosja e inceneratorit dhe ‘5D’.

Alimehmeti: Në fakt luksin e kemi ne se me paratë tona që merr nga ne shkon dhe paguan ato studio që nga krahu tjetër nuk duken studio avokatie por duken studio lobimi apo studio PR.

Dhe harrojmë një diçka shumë të rëndësishme që kjo është një nga shumë përpëlitjet që ka bërë Erion Veliaj gjatë këtyre muajve për të mos dal për tu përballë me realitetin.

Fakt është që i ka të gjitha të faktuara në dosje dhe ka të faktuara shumë pak në krahasim me çka bërë.

Sepse këtu nuk është hapur akoma dosja e inceneratorit.

Nuk është hapur akoma dosja e ‘5D’.

Këtu po flitet vetëm për disa para dhe neve tani po zbulojmë që po paguhen më shumë para këtyre firmave përkatëse lobimi sesa ç’është dëmi që fakton SPAK në dosjen për të cilin ai është në burg.

Që do të thotë se dëmi real që i ka shkaktuar Tiranës dhe qytetarëve është shumëfish më i madh sesa kaq.

Erion Veliaj nuk bën investime në Tiranë prandaj i ka ato paratë aty.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë!

Të fundit nga

ShkoLartë