fajin per gabimet ne tekstin e gjeografise per klasen e 7 mash e hedh te autoret termat me perkthim te vjeter 69370ad3ac0f0

Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7, MASH e hedh te autorët, termat me përkthim të vjetër

December 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 dhjetor – Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7-të Ministria e Arsimit ia hedh autorëve, botuesit dhe komisionit kombëtar për libra mësimor.

Në reagimin e parë të këtij dikasteri thuhet se libri është pronë e botuesit dhe përmbajtja e tij nuk është drejtpërdrejt përgjegjësi e institucioneve shtetërore. Ministria e Arsimit shpjegon se: përdorimi i këtyre termave nuk është gabim, por përkthim i vjetër ose zgjedhje stilistike. Libri është pronë e botuesit, ndërsa Shërbimi Pedagogjik dhe recensentët kontrollojnë vetëm materialin e dorëzuar. Vendimin përfundimtar e merr Komisioni Kombëtar për Libra Mësimorë.

Nga MASH thonë se sipas ligjit për libra shkollorë, Shërbimi Pedagogjik shpall konkursin për libra mësimorë, por përmbajtja, përkthimi, zgjedhja e termave dhe toponimeve, redaktimi dhe dizajni janë përgjegjësi ekskluzive e botuesit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai takon ambasadorin dugolli ne washington koordinim i ri mes kosoves dhe rmv se per ceshtjet rajonale 693703b510a27
Lajmi i mëparshëm

Fetai takon ambasadorin Dugolli në Washington: Koordinim i ri mes Kosovës dhe RMV-së për çështjet rajonale

cmimet e importit shenuan ulje te lehte ne shqiperi ndikohen kryesisht nga energjia 69370cd856f60
Lajmi i radhës

​Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë