fahri xharra paralajmeron po na e kthejne serbine ne veri te kosoves neser do kerkoje tere kosoven e me pas do ti sulet 68ef6bc2673e0

Fahri Xharra paralajmëron: Po na e kthejnë Serbinë në veri të Kosovës, nesër do kërkojë tërë Kosovën, e më pas do t’i sulet…

October 15, 2025
1 minut lexim

Opinionisti i njohur Fahri Xharra ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike dhe, siç thotë ai, për “luftën e organizuar” që po synon kthimin e ndikimit serb në veri të Kosovës.

Në postimin e tij, Xharra shkruan se deri më tani sharjet dhe akuzat mes partive politike i kishte konsideruar si pjesë të “luftës zgjedhore”, një fenomen i zakonshëm në Kosovë, Maqedoninë shqiptare dhe Shqipëri. Mirëpo, sipas tij, programet e fundit televizive kanë zbuluar që pas këtyre përplasjeve fshihet një qëllim shumë më i rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Deri më tani , shpifjet, sharjet ndërmjet partive i kam konsideruar si “luftë zgjedhore”, një llojē i njohur për Kosovē , Maqedoni shqiptare dhe Shqipëri.

Me programet e porositura të fundit doli në pah e vërteta, që ështē njē luftē e organizuar të kēthehet Serbia në Veriun e Kosovēs, ashtu si ç’ ishte e paraparë viteve te hershme tê Kosovēs së pasluftes.

Nëse Serbia këthehet, nuk këthehet si doni ju, por ajo do tē kërkonē Kosovēn në teresi dhe pastaj i sulët Shqipērisē..

Ju që e doni Serbinē në Kosovē, ta dini se Kosova ka edhe burra gra tjera që i dalin zot Atdheut

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventusi futet ne telashe 68ef6bb4bdad7
Lajmi i mëparshëm

Juventusi futet në telashe

mori me force ne makine ish partneren dhe e dhunoi arrestohet 58 vjecari ne korce 68ef6c63d12da
Lajmi i radhës

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë