exit polli i ubo s kush fitoi e kush humbi 68ebe7c610e51

Exit-polli i UBO-s, kush fitoi e kush humbi

October 12, 2025
1 minut lexim

Rezultatet e para të RTV Dukagjini për zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë se kush ka fituar nëpër disa komuna.

Në Mitrovicën e Jugut ka fituar pa balotazh kandidati i PDK-së Arian Tahirit me 55.9 për qind, para Faton Peci nga VV me 39.7 për qind dhe Gëzim Plakolli LDK me 4.4 për qind.

Pa balotazh fiton në Istog Ilir Ferati LDK 64.6, pasojnë Ali Nimanaj PDK me 19.6 për qind, Astrit Bujupaj 9.7 për qind dhe Ukë Blakaj AAK 6.1 për qind

Agim Veliu nga PDK ka fituar pa balotazh në Ferizaj me 62.2 për qind, para Enver Halititi VV me 21.4 për qind Visar Azemi LDK 14.7 dhe Xhemile Muarti Shabani AAK 1.7.

Balotazh do të ketë në Prizren: 43.3 për qind Shaqir Totaj PDK dhe Artan Abrashi me 30.4 për qind nga Lëvizja Vetëvendosje. Driton Selmanaj nga LDK ka fituar 11.1 për qind dhe Zafir Berisha Bashkimi Demokratik me 4.2 për qind.

Në Prishtinë – Përparim Rama LDK 34.3 dhe Hajrulla Çeku VV me 32.1 për qind shkojnë në balotazh. Uran Ismaili nga PDK ka 28.9 për qind, Bekë Berisha AAK 2.8 për qind dhe Besa Shahini PSD me 1.7 për qind.

Suhareka shkon në balotazh mes Bali Muharremajt nga AAK me 45.7 për qind dhe Ardian Shala LDK me 30.2 për qind. Hamdi Bytyqi nga VV ka marrë 12.9 për qind, Dardan Berisha PDK 11.3 për qind.

Peja shkon në balotazh- Gazmend Muhaxheri LDK 46.4 për qind dhe Taulant Kelmendi VV me 27 për qind nga VV. Ali Berisha nga AAK ka marrë 20 për qind, Arta Nallbani 6 për qind dhe Jeton Abazaj 0.3 për qind.

Edhe Gjakova shkon në balotazh Ardian Gjini 47.2 për qind AAK, Ardian Gola nga VV ka marrë 31.3 për qind.

Në Gjilan pritet balotazh Alban Hyseni VV ka marrë 48.1 për qind, Arbër Ismajli LDK 36.1 për qind, Riad Rashiti 12.9 për qind.

Në Lipjan pritet balotazh Imri Ahmeti LDK 48.8 për qind dhe Shukri Buja PDK me 36 për qind. Ilir Qeriqi VV ka marrë 14.2 për qind dhe Bashkim Budakova AAK me 1 për qind.

Fushë Kosova shkon në balotazh ndërmjet Valon Prebreza VV me 39.7 për qind dhe Besnik Osmanit LDK 37.9 për qind. Rrahim Tërnava PDK 21.2 për qind.

Në Podujevë Shpejtim Bulliqi nga VV ka fituar me 51.6 për qind, Ekrem Hsyeni LDK 37.8 për qind, Isak Shabani PDK 9.9 për qind.

Exit-polli është realizuar nga UBO Consulting. Marzha e gabimit është dy për qind. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptaret ja ku e drejton gishtin 68ebe7b901094
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptarët, ja ku e drejton gishtin

564602231 823802386819193 3084915232287109043 n
Lajmi i radhës

Ilievski: Projekte konkrete për pensionistët e Brvenicës me mbështetjen e ministrisë

Të fundit nga

ShkoLartë