exit poll para zgjedhor fisnik mela nga vlen pritet te fitoje qe ne rrethin e pare ne komunen e dibres 68e93bacdd028

Exit Poll para-zgjedhor: Fisnik Mela nga VLEN pritet të fitojë që në rrethin e parë në Komunën e Dibrës

October 10, 2025
1 minut lexim

Dibër – Sipas exit poll-it para-zgjedhor, realizuar në prag të zgjedhjeve lokale, kandidati i koalicionit VLEN, Fisnik Mela, kryeson bindshëm garën për Kryetar të Komunës së Dibrës dhe pritet të fitojë që në rrethin e parë.

Rezultatet e anketës tregojnë këtë përkrahje nga qytetarët e Dibrës:

Fisnik Mela (VLEN) – 53.8%

Ilirian Fetahu (AKI) – 27.3%

Ramadan Imeri (i pavarur) – 18.9%

Të dhënat e para pasqyrojnë një mbështetje të gjerë për kandidatin e VLEN-it, i cili gjatë fushatës ka theksuar nevojën për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përfshirje aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse lokale.

Ky exit poll para-zgjedhor reflekton prirjet aktuale të votuesve në Komunën e Dibrës.

Sondazhin e ka bërë Prospect, Prishtinë, në javën e parë të muajit tetor. Janë anketuar 1200 persona përmes telefonit, dhe gabueshmëria e sondazhit është ±2%.

Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, konkretisht në Komunën e Dibrës.

IMG 7588 1

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi qeveria vlen ka ndare fonde per zhvillimin e komunes se haracines 68e93b34a6ce1
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Qeveria VLEN ka ndarë fonde për zhvillimin e Komunës së Haraçinës

zbardhet agjenda ursulla von der lajen te merkuren takon siljanovsken mickoskin dhe gashin 68e9425253f16
Lajmi i radhës

Zbardhet agjenda/ Ursulla Von der Lajen të mërkurën takon Siljanovskën, Mickoskin dhe Gashin

Të fundit nga

ShkoLartë