evropa paralajmeron ukrainen qe te mos leshoje asnje territor ne rast paqeje 68f739b483eef

Evropa paralajmëron Ukrainën që të mos lëshojë asnjë territor në rast paqeje

October 21, 2025
1 minut lexim

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, deklaroi ditën e sotme se Ukraina nuk duhet të dorëzojë territore ndaj Rusisë në kuadër të ndonjë marrëveshjeje paqeje, duke theksuar se një veprim i tillë do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm në nivel ndërkombëtar.

“Po të lejojmë dorëzimin e territoreve, atëherë po i japim të gjithëve mesazhin se mund të përdorin forcën për të marrë atë që duan nga fqinjët e tyre,” tha Kallas për gazetarët në Luksemburg pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Këto komente vijnë pas presionit të ushtruar nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Kievit për të dorëzuar rajonin e Donbasit si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Trump deklaroi gjithashtu në një intervistë për Fox News Sunday se Rusia do të mbajë një pjesë të territoreve që ka pushtuar gjatë luftës.
Kallas theksoi se bisedimet për përfundimin e luftës nuk mund të kenë sukses pa përfshirjen e Ukrainës dhe të Evropës.

Ajo shtoi se, çështja nuk është vetëm çfarë mund të rikuperosh me armë, por edhe çfarë pranon si territor të një shteti tjetër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje numer i aplikacioneve ndaluan se funksionuari cfare ndodhi ne te vertete 68f73986baadc
Lajmi i mëparshëm

Një numër i aplikacioneve ndaluan së funksionuari – çfarë ndodhi në të vërtetë?

takimi me trump bullgaria thyen rregullat e be do te lejoje fluturimin e putinit per ne budapest 68f73b68e7170
Lajmi i radhës

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë