evropa me shkallen me te larte te pirjes se duanit ne bote ballkani kryeson me dyfish shifra me te larta nga vendet e evropes perendimore 6979e090e8faf

Evropa me shkallën më të lartë të pirjes së duanit në botë – Ballkani kryeson me dyfish shifra më të larta nga vendet e Evropës Perëndimore

January 28, 2026
min lexim

Shkup, 28 janar – Evropa është rajon me shkallln më të ëartë të pirjes së duhanit, ku mesatarisht 25,9 për qind nga popullata e rritur mbi 15 vjet përdor produkte të duhanit, tregojnë të dhënat e platformës “Briliant Maps” (Brilliant Maps) në bazë të raportit global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për trendet në përdorimin e duhanit dhe nikotinit nga viti 2000 deri në vitin 2022, me pojeksione deri në vitin 2030.

Vendet e Ballkanit janë mes shteteve evropiane me shkallë më të lartë të pirjes së duhanit. Numri më i lartë i duhanpirësve aktivë është regjistruar në Bullgari dhe Serbi, ku 39,5 për qind e popullsisë së rritur përdor duhan. Kjo pasohet nga Kroacia me 37 për qind, Greqia me 32,8 për qind, Sllovakia me 32,4 për qind, Hungaria me 32,2 për qind dhe Rumania me 30 për qind, që është dukshëm mbi mesataren evropiane.

Në Evropën Perëndimore, normat e pirjes së duhanit janë më të ulëta, por me dallime të konsiderueshme midis vendeve. Përqindja më e lartë është regjistruar në Francë, me 34,6 për qind, që është mbi mesataren evropiane dhe afër nivelit të vendeve të Ballkanit.

Trendi midis të rinjve është shqetësues, veçanërisht në lidhje me cigaret elektronike dhe produktet e reja të nikotinës. Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë botën përdorin cigare elektronike, ndërsa në disa vende evropiane normat midis adoleshentëve të moshës 13 deri në 15 vjeç janë më të larta se midis të rriturve.

large

Raporti i OBSH-së tregon se edhe uljes globale të numrit të përdoruesve të duhanit, nga 1,38 miliardë në vitin 2000 në pothuajse 1,2 miliardë në vitin 2024, përdorimi i duhanit mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik. Rajoni evropian është i vetmi që nuk pritet të arrijë objektivin prej 30 përqindëve të vendosur në Planin global aksional të OBSH-së, ndërsa Evropa parashikohet të mbetet rajoni me prevalencën më të lartë të duhanit, me mbi 23 për qind deri në vitin 2030.

Të dhënat tregojnë se 18 për qind e vdekjeve nga sëmundjet jongjitëse në Evropë në vitin 2019 ishin të lidhura me përdorimin e duhanit, që do të thotë se pothuajse një në pesë vdekje të parakohshme mund të shmangeshin nëse duhani do të eliminohej.

large

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dhënat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) me rastin e Ditës Botërore kundër Dihanpirjes, vitin e kaluar tregojnë se 45, 4 për qind e popullatës janë duhanpirës aktivë, që është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian dhe e vë vendin tonë mes shteteve me shkallën më të lartë të duhanpirjes. 

Sipas ISHP-së, frekuentimi i qendrave të këshillimit për ndërprerjen e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik, është shumë i ulët, domethënë, në vitin 2023 vetëm 43 persona janë kontaktuar për ndihmë.

Nga Instituti theksojnë se përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës, duke theksuar se si rezultat i përdorimit të rregullt të duhanit, mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera.

Industria e duhanit, siç thuhet nga Instituti, po lufton me sukses me të gjitha burimet e saj kundër përpjekjeve për të forcuar legjislacionin ligjor, i cili në fakt është një nga kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kështu që nevoja për të përshtatur ligjet me ato të BE-së është e domosdoshme për përparimin e vendit.

“Edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut ratifikoi Konventën kornizë të OBSH-së për kontrollin e duhanit në vitin 2006 dhe me kalimin e viteve ka pasur përpjekje për të forcuar rregulloret shëndetësore në lidhje me përdorimin e duhanit, vitet e fundit ka pasur një ngecje në këtë fushë me heqjen e ndalimeve të pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve të hotelerisë dhe përveç kësaj është lejuar përdorimi i pajisjeve elektronike që ngrohin, ndërsa nuk e djegin duhanin në lokalet publike të mbyllura”, u theksua nga ana e Institutit me rastin e Ditës Botërore Kundër Pirjes së Duhanit të vitit të kaluar.

OBSH-ja dhe institucione të tjera ndërkombëtare shëndetësore bëjnë thirrje për forcimin e politikave kombëtare dhe rajonale të kontrollit të duhanit duke rritur taksat, duke zbatuar në mënyrë strikte ndalimet e pirjes së duhanit në vendet publike, duke kufizuar reklamat dhe duke zgjeruar programet e mbështetjes për ndërprerjen e pirjes së duhanit. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba sulmohet kongresmenia demokrate ndalohet agresori ne minneapolis 6979e0455e894
Lajmi i mëparshëm

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

shqiptaret po martohen gjithnje e me pak dhe po divorcohen me shume 6979e12e712ec
Lajmi i radhës

Shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak dhe po divorcohen më shumë

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë