evakuohen pacientet dhe personeli i bardovcit zjarr ne oborrin e spitalit psikiatrik 686ade3d4f9b9

Evakuohen pacientët dhe personeli i Bardovcit, zjarr në oborrin e Spitalit Psikiatrik

July 6, 2025
1 minut lexim

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se sot pasdite ka shpërthyer zjarr në lagjen GeGe, i cili është përhapur drejt lagjes Bardovci ku ka kapluar edhe një pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik

Nga QMK-ja bëjnë të ditur se pacientët dhe stafi janë evakuar të cilët janë larguar në mënyrë të sigurt jashtë territorit të Spitalit.

“Sot pasdite shpërtheu zjarr në lagjen GeGe, i cili u përhap drejt lagjes Bardovci dhe kaploi pjesë të oborrit të Spitalit Psikiatrik Bardovci, i mbuluar me bar të thatë dhe pemë të larta. Zjarri paraqiste rrezik që të përhapej në të gjithë kompleksin e spitalit.

Menjëherë u ndërmor evakuimi i pacientëve dhe stafit, të cilët u larguan në mënyrë të sigurt jashtë territorit të spitalit”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk eshte ngjashmeria zbuloni sekretin e cifteve qe nuk ndahen 686ada0407a29
Lajmi i mëparshëm

Nuk është ngjashmëria, zbuloni sekretin e çifteve që nuk ndahen

zjarri ne blace drejte kufirit te bllaces video 686ae32bb53d9
Lajmi i radhës

Zjarri në Blacë / Drejtë kufirit të Bllacës (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë