evakuohen 15 familje ne mitrovice 695f9f4eb24a7

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

January 8, 2026
1 minut lexim

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur për KososvaPress se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet ne fier jepet urdher evakuimi dhe per banoret e fshatit ferras 695f9d357fda1
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

mengjesi nis ndryshe per grese hotin shfaqet duke gatuar 695fa0712c4c6
Lajmi i radhës

Mëngjesi nis ndryshe për Gresë Hotin, shfaqet duke gatuar

Të fundit nga

ShkoLartë