Eva Murati shkëlqen në tapetin e kuq

June 28, 2025
1 minut lexim

Eva Murati, moderatorja e njohur shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse në tapetin e kuq të një eventi të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme.

E veshur me një fustan të zi elegant me stil korseje të punuar me detaje dantelle, Eva tregoi edhe një herë se si të kombinosh klasin dhe sensualitetin.

Veshja e theksuar në pjesën e bustit, prerjet dhe pjesa e lirshme te duart, e bënin pamjen edhe më dramatike dhe të sofistikuar.

Image

Eva Murati

Ajo e kompletoi dukjen me sandale të zeza me taka, një çantë klasike Chanel dhe një orë elegante në kyçin e dorës, duke ruajtur një balancë mes thjeshtësisë dhe glamurit.

Flokët voluminozë dhe të valëzuar të lëshuar lirshëm, së bashku me një grim të rafinuar me fokus te sytë, e plotësuan këtë paraqitje të kuruar deri në detaj.

Image

Eva Murati

Dukja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e vlerësuan për stilin, qëndrimin dhe hijeshinë që përcolli në këtë event.

Eva Murati vazhdon të dëshmojë se është një nga figurat më të konsoliduara dhe me ndikim në skenën publike shqiptare, jo vetëm për angazhimet e saj profesionale, por edhe për prezencën e saj të spikatur në çdo paraqitje. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

Të fundit nga

ShkoLartë