eurovizioni shtohet thirrjet per perjashtimin e izraelit do zgjidhet me votim 68d67e27f15da

Eurovizioni, shtohet thirrjet për përjashtimin e Izraelit: Do zgjidhet me votim

September 26, 2025
1 minut lexim

Mes stuhisë së reagimeve që ka pushtuar ende pa nisur edicionin e ri të festivalit Europian të Këngës, organizatorët e garës vjetore të njoftuan se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm thirrjet për ta përjashtuar Izraelin nga konkurimi i njohur ndërkombëtar muzikor për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, deklaroi se bordi i Unionit Europian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.

Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse shteti hebre nuk përjashtohet nga gara mes tragjedisë që po përjetojnë palestinezët në Gaza. Eurovisioni 2026 do të mbahet në muajin maj në Vjenë.

Është traditë që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit dhe fitues i këtij viti në Bazel të Zvicrës ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”.

I përshkruar si një lloj Olimpiade e muzikës pop, Eurovizioni shihet gjithashtu edhe si një ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Kështu, Rusia u përjashtua preuj tij pasi nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lukro
Lajmi i mëparshëm

Sotir Lukrovski nënshkruan Kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike

arrijne 85 mije doza te vaksines kunder gripit sezonal vaksinimi ne tetor 68d6835ec8b49
Lajmi i radhës

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

Të fundit nga

ShkoLartë