eurostat sa perqind e femijeve nuk ndjekin shkollen ne shqiperi vetem 3 2 si qendrojme ne dhe rajoni 69407d90973be

Eurostat/ Sa përqind e fëmijëve nuk ndjekin shkollën, në Shqipëri vetëm 3.2%, si qëndrojmë ne dhe rajoni?

December 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 dhjetor – Shqipëria ka përqindjen më të ulët të të rinjve të cilët nuk ndjekin shkollën në moshën 15 vjeç e lart.

Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se në vendin tonë përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën është 3.2 për qind, afro 10 herë më pak se Europa.

Po ashtu, Shqipëria paraqitet me shifra shumë të ulëta të braktisjes së shkollës në grupmoshën 15–34 vjeç dhe në krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo edhe Italia.

Greqia ka nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës tek të rinjtë me 2.2%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 6.4% dhe Italia, e cila ka shifrën më të lartë me 8.1%.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se 14.2% e njerëzve të moshës 15–34 vjeç në BE kanë braktisur arsimin ose trajnimin formal të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Shkallët më të larta të braktisjes u regjistruan në Holandë (32.2%), Danimarkë (27.1%), Luksemburg (24.8%) dhe Estoni (24.4%).

Në të gjitha nivelet e arsimit (të ulët, të mesëm dhe të lartë), arsyeja më e zakonshme për mospërfundimin e një programi arsimor ishte se nuk i plotësonte pritjet ose ishte shumë i vështirë. Kjo u pasua nga arsye të tjera familjare ose personale dhe preferenca për punë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali vlen mbeshtet kandidatin e pavarur per vrapcishtin zulhajrat demiri 6940767e51dbd
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: VLEN mbështet kandidatin e pavarur për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri

shperthen bombola e gazit ne elbasan banesa perfshihet nga flaket 69407f9453b7c
Lajmi i radhës

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Të fundit nga

ShkoLartë