eurostat maqedonia ka ushqimin me te lire ne evrope 693fd4d137c74

Eurostat: Maqedonia ka ushqimin më të lirë në Evropë

December 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 dhjetor – Ndërsa zviceranët paguajnë deri në 60 përqind më shumë se mesatarja evropiane për të njëjtën shportë ushqimore, çmimet në Maqedoni janë më të ulëtat në kontinent. Dallimet në çmimet e ushqimeve në të gjithë Evropën janë të mëdha, dhe të dhënat e fundit të Eurostat zbulojnë se ku blerjet janë më të përballueshme dhe ku do të ushtrojnë më shumë presion mbi buxhetet e familjeve, shkruan “Euronews”.

Ushqimi përfaqëson një nga shpenzimet më të mëdha për familjet evropiane, me një mesatare prej 11.9% të konsumit total në Bashkimin Evropian, ndërsa në vende si Rumania kjo pjesë rritet në 20%. Krahasimi i çmimeve bazohet në indeksin e Eurostat, ku çmimi mesatar i shportës së ushqimit në BE është 100. Një vlerë mbi 100 tregon çmime më të larta se mesatarja, ndërsa një vlerë nën 100 tregon çmime më të përballueshme.

Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një indeks prej 161.1, që do të thotë se çmimet e ushqimeve janë 61.1% më të larta se mesatarja e BE-së.

Pas saj vijnë Islanda (146.3) dhe Norvegjia (130.6), vende që gjithashtu nuk janë anëtare të BE-së.

Brenda BE-së, banorët e Luksemburgut paguajnë me çmime deri 25.7% më të larta se mesatarja. Çmime të larta regjistrohen edhe në Danimarkë, Irlandë, Francë, Austri dhe Maltë.

Nga ana tjetër, ushqimi më i lirë në Evropë është në Maqedoni, me çmime 27% më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Brenda BE-së, Rumania është në situatën më të favorshme, ku e njëjta shportë ushqimore është për 25.4% më e lirë. Çmimet e ulëta të ushqimeve janë karakteristikë e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, kështu që Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria janë gjithashtu dukshëm nën mesataren.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot nis funksionimi i linjes ajrore nga shkup prage 693fcdca2956d
Lajmi i mëparshëm

Sot nis funksionimi i linjës ajrore nga Shkup-Pragë

begaj denon sulmin terrorist shqiperia ne solidaritet te plote me australine 693fd6d4ad4cd
Lajmi i radhës

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Të fundit nga

Demi Lovato duket më bukur se kurrë

Demi Lovato dukej sensacionale teksa shijonte një takim romantik me bashkëshortin Jutes në një festë Krishtlindjesh në Hollywoodin Perëndimor të dielën. Këngëtarja 33-vjeçare shfaqi humbjen e saj të jashtëzakonshme prej 23 kg
ShkoLartë