europa perkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romeve 688e325c9edbc

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

August 2, 2025
1 minut lexim

“Krimet e nacionalsocialistëve ndajsintive dhe romëve janë pjesë e historisë sonë – dhe mbeten në memorje për të tashmen dhe të ardhmen”, theksoi ministri i shtetit për Kulturën Wolfram Weimer në Berlin. Natën e 2 gushtit duke gdhirë 3 gushti 1944 pjesëtarët e kompanisë SS (Schutzstaffel – Skuadrilja e Mbrojtjes) vranë në dhomat e gazit në kampin e përqendrimit dhe shfarrosjes Auzhvic-Birkenau rreth 4300 sintit dhe romët që kishin mbetur.

Dita përkujtimore europiane e Holokaustit ndaj sintive dhe romëve

Gjithsej në Europën e pushtuar nga nacionalsocialistët gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë rreth 500.000 sinti dhe romë. U desh një kohë e gjatë, derisa politika, shoqëria dhe shkenca u përballën me këtë përgjegjësi, pranoi Weimer. Në vitet 1980 në Republikën Federale të Gjermanisë u pranua zyrtarisht gjenocidi ndaj sintive dhe romëve. Që nga viti 2015 data 2 gusht është shpallur ditë përkujtimore europiane e Holokaustit për këtë minoritet.

“Anticiganizmi është real”

“Edhe ose pranimi erdhi me vonesë, shumë me vonesë, ai bazohet tek një përgjegjësi që mbetet për atë se çfarë ka ndodhur dhe për atë, që nuk duhet të ndodhë kurrë më”, deklaroi Weimer. Edhe sot anticiganizmi është real. Sintit dhe romët vazhdojnë të përjetojnë diskriminim, përjashtim dhe paragjykime raciste. Ndaj dita përkujtimore është një mandat demokratik, për t’iu kundërvënë anticiganizmit.

Në Gjermani sipas vlerësimeve të Qendrës Federale për Antidiskriminimin jetojnë rreth 80.000 deri në 140.000 pjesëtarë të etnisë së sintive dhe romëve. Gjenocidi gjatë kohës së nacionalsocializmit në gjuhën rome, që flitet nga sintit dhe romët, quhet Porajmos./DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

itali hetim ndaj koncernit meta lidhur me ia per whatsapp in 688e322093544
Lajmi i mëparshëm

Itali: Hetim ndaj koncernit Meta lidhur me IA për Whatsapp-in

diber plagos me thike nenen e tij gjate nje konflikti arrestohet 26 vjecari 688e370c5868d
Lajmi i radhës

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë