europa perfshihet nga vala ekstreme e te nxehtit italia ne alarm te kuq 6a56018ecb9da

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

July 14, 2026
1 minut lexim

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të larta, në orët në vijim pritet një tjetër rritje, ndërsa në disa zona termometri mund të arrijë deri në 45 gradë celsius.



Mediat italaine raportojnë se sot, katër qytete italiane janë në alarm të kuq për shkak të vapës ekstreme, ndërsa deri të mërkurën numri i tyre do të rritet në shtatë. Firence, Perugia, Brescia dhe Torino janë aktualisht nën nivelin maksimal të alarmit, ndërsa Bolonja, Frosinone dhe Roma do t’u bashkohen atyre të mërkurën. Situata rëndohet edhe nga thatësira dhe mungesa e ujit, që tashmë po prek disa zona të Piemontes.

Temperaturat e larta kanë sjellë probleme edhe në vendet e punës. Në Firence, korrierët e Glovo dhe Deliveroo kanë shpallur grevë për të mërkurën, duke kërkuar pezullimin e punës në orët më të nxehta pa humbur të ardhurat. Edhe punonjësit e muzeut Palazzo Vecchio kanë kërkuar masa për përmirësimin e kushteve të punës në ambientet e brendshme.

Ndërkohë, vala e të nxehtit po prek të gjithë kontinentin. Në Britaninë e Madhe, ku temperaturat mbi 30 gradë celsius pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës, autoritetet raportojnë rreth 2.700 vdekje shtesë gjatë muajve maj dhe qershor të lidhura me temperaturat e larta. Vapa ka favorizuar edhe shpërthimin e zjarreve, ndërsa në Uells janë evakuuar qindra banorë.

Edhe Franca po përballet me zjarre të mëdha pyjore, ndërsa në Gjermani autoritetet kanë ngritur alarmin pas rritjes së numrit të mbytjeve, me 99 viktima vetëm gjatë muajit qershor. Situata konfirmon se vala ekstreme e të nxehtit po vazhdon të ketë pasoja serioze në mbarë Evropën.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje 16 vjecar per vjedhje ne kishen shen bogorodica ne tetove 6a55ef8d6d91c
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë

Untitled 04 June 2026 at 09.59.53 2
Lajmi i radhës

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje

Të fundit nga

ShkoLartë