Eurokomisarja Kos mbërriti në Shkup, vijon takimi me kryeministrin Mickoski

June 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 qershor – Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos mbërriti për vizitë në vend me rastin e pjesëmarrjes në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor në të cilin do të bisedohet për Planin e rritjes. Në Qeveri e priti kryeministri Hristian Mickoski, me të cilin është paraparë takim tet-a-tet pas çka do të vijojë edhe takim dypalësh me delegacionet e tjera. 

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup ajo u prit nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski, i cili i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë. 

“Sot pasdite, në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër, pata nderin të mirëpres eurokomisaren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në aeroportin e Shkupit. Integrimi evropian nuk është vetëm një angazhim deklarativ, por edhe një përcaktim i qartë strategjik i Qeverisë. Kemi një agjendë të plotë përpara – sot, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, do të takohemi me eurokomisaren. Nesër, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, fokusi do të jetë në Planin e Rritjes, agjendën e reformave, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, njoftoi Mucunski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Në takimin e liderëve pjesa formale e të cilit do të fillojë nesër është paralajmëruar prani e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe i ministrave, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare. 

Në kuadër të takimit të liderëve nesër do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari do t’i kushtohet Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe në të do të flasin kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja për zgjerim, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët për media. 

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetje për zbatimin e Planit të rritjes. 

Vizitën e eurokomisares për zgjerim të vendit javën e kaluar e paralajmëroi Komisioni Evropian i cili kumtoi se komisarja evropiane për zgjerim vjen në Shkup në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes dhe se përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve, këto dy ditë në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në rajonin më të gjerë qendror të qytetit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policosë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Të fundit nga

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Grupi i teknologjisë së mbrojtjes Brave1, i mbështetur nga shteti ukrainas, ka nisur zhvillimin e municioneve kundër dronëve, të dizajnuara për të përmirësuar ndjeshëm shanset e goditjes së objektivave ajrorë. Fishekët prodhohen
ShkoLartë