estonia kunder te derguarit te posacem te be se per negociatat ukraine rusi europa ka perfaqesuesit e saj 6af574b7bcbac

Estonia kundër të dërguarit të posaçëm të BE-së për negociatat Ukrainë-Rusi: Europa ka përfaqësuesit e saj!

November 12, 2026
1 minut lexim

Europa nuk ka nevojë të caktojë një të dërguar të posaçëm për të përfaqësuar Bashkimin Europian në bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat pritet të zhvillohen në Dublin. Kështu është shprehur kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Duke komentuar mundësinë e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm europian për këto negociata, Michal tha se tashmë ekziston një marrëveshje për emrat që mund të përfaqësojnë Europën në këtë proces.

“Do të thoja se tashmë kemi një marrëveshje për emrat”, deklaroi kryeministri estonez, duke iu referuar presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Deklarata e tij vjen në një moment kur po diskutohet roli që duhet të ketë Europa në negociatat mes Kievit dhe Moskës, si dhe mënyra se si Bashkimi Europian do të përfaqësohet në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turizmi apo dhomat plot me euro monedha europiane ka humbur 35 te vleres qe nga viti 2016 6af574a24d993
Lajmi i mëparshëm

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

lotet pushtojne shtepine zoja dhe arlinda flasin me mall per me te dashurit e tyre 6af5751058cf8
Lajmi i radhës

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, Zoja dhe Arlinda flasin me mall për më të dashurit e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë