estonia e gatshme te dergoje trupa paqeruajtes ne ukraine rutte garanci te forta qe rusia te mos tentoje kurre te sulmoje perseri 68a8ae0616efd

Estonia e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës ne Ukrainë, Rutte: Garanci të forta që Rusia të mos tentojë kurrë të sulmojë përsëri

August 22, 2025
1 minut lexim

Estonia është gati të marrë pjesë në një operacion paqeruajtës në Ukrainë duke dërguar një batalion, tha sot kryeministri i vendit baltik, Kristian Michal, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij finlandez në Talin.

Michal nuk tha se sa ushtarë do të përfshijë batalioni.

Aleatët e NATO-s dhe Ukraina po punojnë së bashku për të siguruar që garancitë e sigurisë për Ukrainën të jenë në një nivel aq të fortë sa Rusia nuk do të përpiqet kurrë të sulmojë përsëri, tha të martën shefi i NATO-s, Mark Rutte, duke shtuar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkohen në ofrimin e këtyre garancive.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë mbështetur vendosjen e trupave në një zgjidhje pas luftës si pjesë e koalicionit të të vullnetshmëve në Ukrainë, me kancelarin gjerman, Friedrich Merz që gjithashtu i hapi derën përfshirjes gjermane.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishe28091kryeministri i tajlandes shpeton nga akuza per fyerje te monarkise 68a8ac67be65e
Lajmi i mëparshëm

Ish‑kryeministri i Tajlandës shpëton nga akuza për fyerje të monarkisë

autoritetet marrin masa per mosbraktisjen e shkolles nga femijet 68a8b1128be7f
Lajmi i radhës

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë