eskalon konflikti mossi i jep ultimatum gazetarit sa tosht jeta gat mki

Eskalon konflikti! Mossi i jep ultimatum gazetarit: “Sa t’osht jeta gat m’ki borxh”

March 3, 2026
1 minut lexim

Konflikti mes reperit Mossi dhe gazetarit Burim Pacolli ka marrë përmasa shqetësuese, pasi në publik janë bërë të ditura mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe gjuhë të rëndë.

Sipas mesazheve që po qarkullojnë, Mossi i ka dërguar gazetarit ultimatum, duke i kërkuar që brenda 7 minutash të fshijë një postim dhe të mos e përmendë më kurrë emrin e tij.

Në komunikim përdoren fjalë fyese dhe paralajmërime të drejtpërdrejta, përfshirë shprehjen: “Sa t’osht jeta gat m’ki borxh, maje n’men”, duke lënë të kuptohet për pasoja nëse kërkesa nuk respektohet.

Image

Mesazh

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur shqetësim për gjuhën e përdorur dhe për presionin ndaj gazetarëve.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo përplasje mes Mossi dhe Burim Pacollit do të përfundojë me reagime zyrtare apo edhe me hapa ligjorë.

Ajo që është e sigurt, është se mesazhet e publikuara kanë ndezur debatin dhe kanë hedhur dritë mbi një konflikt që tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke e kthyer në një nga temat më të përfolura të momentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mpb per tragjedine ne karposh stojance jovanovski ka dosje voluminoze kriminale 69a6f17cec31b
Lajmi i mëparshëm

MPB për tragjedinë në Karposh: Stojançe Jovanovski ka dosje voluminoze kriminale

struga trim lum serish zhgenjen 69a6fa458d61c
Lajmi i radhës

Struga Trim Lum sërish zhgënjen

Të fundit nga

Struga Trim Lum sërish zhgënjen

Kriza e rezultateve të Strugës Trim Lum ka vazhduar edhe në ndeshjen e sotme jashtë fushe në Strumicë kundër Brerës. Brera dhe Struga TL ndajnë pikët (0:0) në ndeshjen e javës së
ShkoLartë