eshte promovuar sistemi elektronik per evidentim dhe manaxhim te kerkesave per listen e barerave 68d3b9f8ef49c

Është promovuar sistemi elektronik për evidentim dhe manaxhim të kërkesave për Listën e barërave

September 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 shtator – Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e babrërave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me modulin, siç tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencë prë shtyp, për herë të parë fillohet me digjitalizimin e procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive.

Ai theksoi se moduli është përpunuar nga Drejtoria për shëdnetësi elektronike, në bashkëpunim me Sektorin për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë i kapshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë (www.lekovi.zdravstvo.gov.mk) dhe do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë në fuqi ndryshimet e rregullës me të cilën rregullohet kjo procedurë, ndërkaq e ila prtet këto ditë të publikohet në Gazetën zyrtare.

“Moduli mundëson parashtrim elekltronik të kërkesave dhe futjes në sistem të dokumentacionit të domosdoshëm për medikamentin, që deri më tani ishte vetëm në formë me shkrim. Me këtë arrohet përparim i konsiderueshëm në digjitalizimin e proceseve të ndara të procedurës standarde operative të procedurës së rregullt”, theksoi Aliu. 

Potencoi se bëhet fjalë për evidentim të parë elektronik dhe menaxhim me kërkesat për Listën e barërave në sistemin nacional, me çka mundësohet edhe transparencë e procesit përmes portalit të kapshëm publik dhe ndjekje e proceseve të dnara dhe të përparimit të procedurës në kohë reale.

Aliu tregoi për përfitimet e e-modulit të ri, dhe ato janë: menaxhim mi pë.rmirësuar me kërkesat për Listën e barërave dhe efikasitet të procedurës, pakësim i barrës administrative për kompanitë farmaceutike të cilat lajmërohen si aplikuese në procedurë, transparencë të procedurës dhe këmbim i informatave, evidencë e saktë dhe menaxhim me parashttresat dhe qasje e lehtë drejt të dhënave dhe avancim i qasjes për barërat në listën pozitive.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti gurorja ne stracince nuk do te hapet vendimi eshte i prere 68d3ad6421d1a
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Gurorja në Straçincë nuk do të hapet, vendimi është i prerë

vlen erkan arifi te pergjigjet se per cfare po e heton policia financiare 68d3ba77a559d
Lajmi i radhës

VLEN: Erkan Arifi të përgjigjet se për çfarë po e heton Policia Financiare

Të fundit nga

ShkoLartë