eshte me shume se e gjunjezuar aktorja e njohur tregon per gjendjen e monika lubonjes pas publikimit te videove intime 6ac179fc8c65d

“Është më shumë se e gjunjëzuar” – aktorja e njohur tregon për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime

October 3, 2026
1 minut lexim

Situata aktuale me videot intime të personazheve publikë të shpërndara në rrjet ishte sot në qendër të pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ema Andrea në një moment tregoi se ka kontaktuar me Monika Lubonjën dhe u shpreh se ‘është më shumë se e gjunjëzuar’. Ajo bëri thirrje që të jemi të kujdesshëm në linçim.

“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Ema Andrea.

Ndërsa duke folur për martesën, Ema tha se duhet të forcohet institucioni i familjes. Sipas saj, duhet matur mirë kur merr vendimin për t’u martuar.

“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, u shpreh ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humbi kemben ne sulm 13 vjecari nga palestina vazhdon te luaje futboll me proteze 6ac1793579524
Lajmi i mëparshëm

Humbi këmbën në sulm, 13-vjeçari nga Palestina vazhdon të luajë futboll me protezë

eksperti austriak propozon ndarje te maqedonise ne tete kantone 6ac17e1c02600
Lajmi i radhës

Eksperti austriak propozon ndarje të Maqedonisë në tetë Kantone

Të fundit nga

ShkoLartë