Rusia nuk do të flasë kurrë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kallas, kështu që Moska thjesht do të presë që ajo të largohet nga posti i saj, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Si mund të flasësh për diçka me Kaia Kallas? Ne nuk do të flasim kurrë për asgjë me të, as amerikanët nuk do të flasin për asgjë me të, dhe kjo është e qartë. Çfarë mund të bëjmë? Thjesht duhet të presim derisa ajo të largohet” , i tha Peskov gazetarit të televizionit shtetëror rus, Pavel Zarubin, në komentet e bëra publike sot.
Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se forcat e armatosura ruse po monitorojnë nga afër planet e SHBA-së për mburojën mbrojtëse nga raketat Golden Dome, përfshirë edhe në lidhje me Groenlandën. “Çfarë lloj kupole do të jetë? Çfarë kërcënimesh do të jetë projektuar për t’iu kundërvënë? “Nuk kam dyshim se forcat tona të armatosura do t’i monitorojnë dhe analizojnë nga afër këto plane”, tha Peskov.
Top Channel
Burimi: top channel


