eshs prodhimtaria industriale ka regjistruar rritje prej 28 per qind ne gjashte mujorin e pare te vitit 2025 688bea1026519

ESHS: Prodhimtaria industriale ka regjistruar rritje prej 2,8 për qind në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

August 1, 2025
1 minut lexim

Prodhimtaria industriale në periudhën janar-qershor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,8 për qind. Në qershor, sërish, në krahasim me qershor e vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej 0,5 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje prej 6,9 për qind, në sektori nIndustria e përpunuar prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie prej 29,3 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,6 për qind.

Prodhimet kapitale për 2,0 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,9 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 24,4 për qind dhe Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 4,3 për qind.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

urdhri i ri trump synon te ule cmimet e barnave ne shba 688be99843b2a
Lajmi i mëparshëm

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

mbani dritat ndezur kur beni seks 688bebb453aaa
Lajmi i radhës

Mbani dritat ndezur kur bëni seks

Të fundit nga

ShkoLartë