ervin salianji per here te fundit tek sherbimi i proves beteja me drejtesine sapo ka filluar 68d65ed4ce651

Ervin Salianji për herë të fundit tek shërbimi i provës: Beteja me drejtësinë sapo ka filluar!

September 26, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është paraqitur për herë të fundit tek shërbimi i provës, masë e cila iu dha si kush për lirimin e tij nga qelia.

Ai u shpreh se beteja e tij me drejtësinë sapo ka filluar, duke shtuar se çështjen do e çojë në Kushtetuese e më pas në Strasburg.

“Beteja me drejtësinë sapo ka filluar, do e depozitoj në Gjykatën Kushtetuese për pak ditë. Më pas në Strasburg, besoj në fitore”, tha ai.

Ish-deputeti u lirua pas më shumë se 9 muaj qëndrim në burgun e Fierit pa përfunduar afatin e dënimit me 1 vit burg të caktuar nga Apeli në Tiranë.

Kjo pasi Gjykata e Fierit, më 8 Korrik 2025, vendosi lirimin me kusht të Ervin Salianjit për shkak se prokurori i çështjes dha dakordësinë.

Gjithashtu, në atë kohë shërbimi i provës dhe IEVP Fier paraqitën para togave të zeza raport pozitiv për Ervin Salianjin.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti miremengjesi nga rruga maksut sadik ne tophane pune dhe perkushtim 68d65d732ad9a
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mirëmëngjesi nga rruga “Maksut Sadik” në Tophanë. Punë dhe përkushtim!

flick pas fitores se barcelones kemi nje skuader fantastike 68d65f36024e7
Lajmi i radhës

Flick, pas fitores së Barcelonës: Kemi një skuadër fantastike

Të fundit nga

ShkoLartë