ervin salianji koha e ketij pushteti ka mbaruar rotacioni eshte oksigjen per demokracine pd duhet te reformohet 69514eb507222

Ervin Salianji: Koha e këtij pushteti ka mbaruar! Rotacioni është oksigjen për demokracinë! PD duhet të reformohet

December 28, 2025
1 minut lexim

Ervin Salianji thotë se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’.

Teksa publikoi një album me foto nga Shkodra, Salianji tha se ‘një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij përbën rrezikun më të madh për demokracinë’, ndërsa pushteti aktual është i konsumuar moralisht dhe pa përgjegjësi.

Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka potencialin për ta realizuar ndryshimin, por vetëm përmes reformimit, hapjes ndaj shoqërisë dhe bashkimit të demokratëve me qytetarët.

“Takimet tona nuk janë  thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër

Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!

Një  Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.

Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.

Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!

Takimet tona nuk janë  thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.

Koha e këtij pushteti ka mbaruar.

Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!

Koha e ndryshimit ka ardhur.

Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video era e forte rrezon kulmin e nje ndertese ne kumanove 695140f4c4cc6
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Era e fortë rrëzon kulmin e një ndërtese në Kumanovë

tifozet e arsenalit besojne se ylli i skuadres 69514f15629c0
Lajmi i radhës

Tifozët e Arsenalit besojnë se ylli i skuadrës

Të fundit nga

ShkoLartë