ervin salianji ankimoi ne kushtetuese denimin ish deputeti shqyrtimi u zvarrit per dy vjet duan te me mbajne larg zgjedhjeve 6abb8a1202be1

Ervin Salianji ankimoi në ‘Kushtetuese’ dënimin, ish-deputeti: Shqyrtimi u zvarrit për dy vjet, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve!

September 29, 2026
min lexim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese dënimin e tij, por thotë së kjo çështje është zvarritur prej gati dy vitesh, me qëllim mos çuarjen ne Strasburg.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se vendimi që do të japë Gjykata Kushtetuese është i pritshëm, pasi sipas tij është paracaktuar.

“Unë e di se çfarë vendimi do të merret. Dhe pikërisht për këtë po e them përpara se të hapen dosjet, të mbyllen dyert dhe të lexohen disa rreshta që, nëse do të ishte ndryshe, do të duhej të lindnin nga ndërgjegjja e gjyqtarëve dhe jo nga pazaret e pushtetit”, shkruan ish deputeti.

Ai pretendon se dënimi ndaj tij është politik dhe se synimi ka qenë largimi i tij nga aktiviteti politik dhe zgjedhor.

“Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më te fuqishme kriminale dhe për të më shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot është po me këtë qëllim: të më mbajë larg zgjedhjeve lokale”, shkruan Salianji.

Reagimi i plote

Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot ne nivelin kushtetues!

Nuk bëj dot teatër si shumë të tjerë! Vendimet në GjK merren shumë përpara se të mblidhen formalisht, me solemnitetin e rremë të një procedure që të gjithë e dinë si përfundon. Edhe vendimi i sotëm është marrë. Po jua komunikoj përpara.

Gjyqtarë të kësaj Gjykate e kanë mbajtur peng prej thuajse dy vitesh këtë çështje, për të zvarritur ankimin në Gjykatën e Strasburgut e sot erdhi dita që nuk mban më!

Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më te fuqishme kriminale dhe për të më shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot është po me këtë qëllim: të më mbajë larg zgjedhjeve lokale.

Sot nuk duhet të ishte thjesht një seancë gjyqësore për një çështje timen. Do të duhej të ishte një moment prove për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte dita kur Kushtetuta të fliste më fort se pushteti i regjimit autokratik. Por, fatkeqësisht, dikush mbahet peng me dosje korrupsioni, dikush shantazhohet me regjistrime, dikush përballet me dosje si bashkëpunëtor i shërbimit dhe dikush me lidhje me grupe kriminale, si Xhafajt.

Kjo nuk është drejtësi që ngrihet mbi politikën. Kjo është drejtësi që mbetet peng i politikës.

Unë nuk kërkoj dhe nuk kam kërkuar privilegj. Nuk kërkoj trajtim të veçantë.

Kam kërkuar vetëm atë që duhet të jetë themeli i çdo shteti demokratik: një gjykim të drejtë, të pavarur dhe larg çdo ndikimi politik.

Por dua ta them shumë qartë: unë nuk trembem e frikësohem, sepse nuk kam luftuar dhe nuk luftoj për privilegje. Luftoj për një Shqipëri të drejtë. Luftoj që ligji të jetë më i fortë se pushteti, që qytetari të jetë më i fortë se banda dhe që shteti të mos jetë pronë e askujt.

Luftoj për liritë dhe të drejtat e çdo shqiptari. Për një vend ku askush të mos dënohet sepse është kundërshtar politik, ku askush të mos shantazhohet për të heshtur dhe ku askush të mos ketë pushtetin të blejë, frikësojë apo përdorë drejtësinë.

Nuk do të ndalem! As burgu, as presioni, as ndalimi i kandidimit, as kërcënimet dhe as goditjet politike nuk më kanë ndalur. Nuk do të më ndalin as sot, sepse beteja ime nuk është për një karrige. Nuk është për një mandat. Nuk është për një privilegj por për të çmontuar sistemin që i ka dhënë pushtet bandave kriminale mbi shtetin, për t’i kthyer institucionet qytetarëve dhe për të ndërtuar një Shqipëri ku drejtësia nuk u shërben të fortëve, por mbron të drejtët.

Kam përballuar presionin, burgun dhe çdo goditje që më është bërë për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të mia politike.

Nuk jam tërhequr dhe nuk do të tërhiqem.

Por sot nuk gjykohem vetëm unë e prandaj po reagoj paraprakisht.

Gjykohet nëse në Shqipëri Gjykata Kushtetuese mund të kishte guximin minimal të ishte mbi autokracine, por jo, regjimi dikton këta përulen. Interesat e regjimit janë mbi kushtetutën dhe ligjin.

Unë e di se çfarë vendimi do të merret. Dhe pikërisht për këtë po e them përpara se të hapen dosjet, të mbyllen dyert dhe të lexohen disa rreshta që, nëse do të ishte ndryshe, do të duhej të lindnin nga ndërgjegjja e gjyqtarëve dhe jo nga pazaret e pushtetit.

Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga për betejën në Strasburg.

Atje do të çojmë të vërtetën e kësaj çështjeje dhe të gjithë atë që ka ndodhur.

Nuk kam frikë dhe asnje emocion personal nga vendimi. Kam përballuar burgun dhe presionin politik. Nuk më tremb një tjetër goditje nga një sistem që prej kohësh ka treguar se sa larg është gati të shkojë për të goditur kundërshtarët. Do të vazhdoj të luftoj. Për liri. Për të drejta. Për drejtësi. Për një shtet që nuk ulet në gjunjë para krimit. Për një Shqipëri ku bandat nuk bëjnë ligjin dhe pushteti nuk është mbi ligjin.

Sot eshte akti i radhës  ku Gjykata Kushtetuese tregon që është garanci e regjimit!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk ligji per specialen sben te kushtezohet me zgjedhjen e presidentit 6abb8993d3bb9
Lajmi i mëparshëm

​PDK: Ligji për Specialen s’bën të kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit

garda revolucionare e iranit trump eshte nje genjeshtar i madh 6abb8a72d0d48
Lajmi i radhës

Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh

Të fundit nga

ShkoLartë