erkan arifi vazhdon vendosja e ujesjellesit ne fshatin matec 688bd8bf32efe

Erkan Arifi: Vazhdon vendosja e ujësjellësit në fshatin Mateç

July 31, 2025
1 minut lexim

Mateç, Likovë, 31 korrik – Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se projekti për vendosjen e ujit të pijshëm në fshatin Mateç do të vazhdojë, pas një debati dhe sqarimi publik të zhvilluar me banorët e fshatit.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje unanime që të procedohet me realizimin e ujësjellësit, i cili do të mundësojë furnizimin me ujë të pastër përmes Ndërmarrjes Komunale Publike “Penda” në Likovë.

“Si hap i radhës, ftojmë të gjithë kryefamiljarët që duke filluar nga nesër të paraqiten në ndërmarrje për të bërë aplikimin për lidhjen me rrjetin e ujësjellësit. Qëllimi ynë është që furnizimi me ujë të fillojë sa më shpejt nëpër shtëpitë e banorëve,” deklaroi Arifi, duke falënderuar komunitetin për mbështetjen dhe mirëkuptimin.

Ky projekt synon të përmirësojë kushtet e jetesës në Mateç dhe të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet e fshatit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali merr pjese ne manifestimin tradicional sunetimi 2025 ne cair 688bd39c5d54c
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali merr pjesë në manifestimin tradicional “Sunetimi 2025” në Çair

reforma ne drejtesi manjani ja deputetet e pd qe do bashkonin votat me ramen 688be218aaa66
Lajmi i radhës

Reforma në drejtësi: Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë