erkan arifi i drejtohet likoves 68925426ea540

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

August 5, 2025
1 minut lexim

Likovë, 5 gusht – Likova s’është thjesht vendi ku jetoj – është familja ime, është historia ime, është gjithçka për mua. Këtu linda, këtu u rrita, këtu i mora hapat e parë të shkollimit; këtu mësova se si duhet jetuar e kujdesur për familjen dhe shoqërinë; mësova ta ndaj kohën, sofrën, traditat bashkë me të tjerët; mësova t’i përulem Zotit për gjithë të mirat që na ka dhënë. Ju jeni arsyeja pse sërish – me bindje të plotë dhe dashuri të madhe – kandidoj për t’ju shërbyer si kryetar komune.
Në këtë rrugëtim, jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjitha strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, subjektit politik që i përkas që nga rinia, BDI-së, si dhe liderit, z. Ali Ahmeti – njeriut që më ka dhënë mbështetje të palëkundur dhe më ka inkurajuar që të vazhdoj misionin për të mirën e qytetarëve tanë.

Likova tashmë bën pjesë në komunat rurale të zhvilluara, e këtë e shihni edhe vetë ku shumë projekte u realizuan, e disa projekte tashmë janë pranuar dhe duhet të realizohen. Për t’u rrumbullakësuar, të patjetërsueshme janë edhe disa projekte të tjera, të cilat do të jenë pjesë e platformës sime për katër vitet e ardhshme. Siç kam dëshmuar me punën time deri më sot, këto projekte nuk do të mbeten vetëm në letër, por do të bëhen realitet. Për këtë jeni dëshmitarë ju vetë, sepse janë punë që duken me sy dhe preken nga gjithsecili.

Nuk mund të mos i falënderoj nga zemra banorët e Komunës sonë, të cilët përmes organizimeve të ndryshme kanë qenë pjesë e pandashme e shumë punëve tona të përbashkëta – pa të cilët, kjo pamje e Komunës së Likovës nuk do të ishte në këtë shkallë.

Përpara, me besim dhe me popullin BASHKË!
Gjithmonë i juaji,
Erkan Arifi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti qeveria miratoi themelimin e shkolles azem morana ne morane 68924f035c189
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Qeveria miratoi themelimin e shkollës “Azem Morana” në Moranë

lufta kunder trafikimit te qenieve njerezore policia e shtetit shqiperia jo strehe per rrjetet kriminale 68925d87442c5
Lajmi i radhës

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë