ererat e forta shkaktojne deme materiale ne prishtine 6977221bdad71

Erërat e forta shkaktojnë dëme materiale në Prishtinë

January 26, 2026
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes, në disa zona janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Sipas njoftimit, ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë dalë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejme.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe në afërsi të objekteve apo strukturave të paqëndrueshme, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.

Në rast të situatave emergjente, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat emergjentë të Kryeqytetit për ndihmë dhe asistencë të menjëhershme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rruge te bllokuara shkolla te mbyllura dhe fluturime te anuluara shba perfshihet nga moti i keq 7 te vdekur dhe rreth 800 mije familje pa energji elektrike 69771ced7eead
Lajmi i mëparshëm

Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 7 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike

me mua nuk ben keso lojerash dolce shprehet e zhgenjyer nga afrimi i limit me alben 6977233162da5
Lajmi i radhës

“Me mua nuk bën këso lojërash”, Dolce shprehet e zhgënjyer nga afrimi i Limit me Albën

Të fundit nga

ShkoLartë