ererat e forta paralizojne trafikun ajror ne amsterdam dhjetera fluturime anulohen 6ade2a0312705

Erërat e forta paralizojnë trafikun ajror në Amsterdam, dhjetëra fluturime anulohen

October 25, 2026
1 minut lexim

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia “Boelo”.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), në tabelën e nisjeve të aeroportit janë regjistruar 90 fluturime të anuluara, kryesisht drejt destinacioneve evropiane, përfshirë Parisin, Romën dhe Dublinin.

Ndërprerje janë raportuar edhe në fluturimet e mbërritjes, ku dhjetëra avionë janë anuluar ose kanë pësuar vonesa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Përmes një njoftimi, aeroporti Schiphol paralajmëroi se stuhia do të ndikojë në trafikun ajror gjatë së dielës, më 25 tetor.

“Për shkak të erërave të forta, sot, të dielën, më 25 tetor, pritet të ngrihen dhe të ulen më pak avionë”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende numrin e saktë të fluturimeve që do të preken nga stuhia.

Ndërkohë, pasagjerëve u është bërë thirrje që të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre, për shkak të mundësisë së anulimeve dhe vonesave të tjera.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione para ministrise se arsimit protestuesit hedhin gure dhe marshojne drejt kryeministrise 6ade29ffad73a
Lajmi i mëparshëm

Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

10 arsye pse do te ishte mire te largohej vuciq 6ade2a3885e59
Lajmi i radhës

​10 arsye pse do të ishte mirë të largohej Vuçiq

Të fundit nga

ShkoLartë