erera te forta dhe mundesi per rrufe ne disa zona te kosoves ihmk paralajmeron kujdes 68790520d9515

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

July 17, 2025
1 minut lexim

Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.

Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.

IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lideret e vlen it vizitojne medresene isa beu fetahu nxenesit e medresese jane barazuar me nxenesit tjere 687904a902135
Lajmi i mëparshëm

Liderët e VLEN-it vizitojnë Medresenë “Isa Beu”, Fetahu: Nxënësit e medresesë janë barazuar me nxënësit tjerë

imerlije saliu zyra rajonale e librave ame ne cegran tashme eshte plotesisht funksionale 68790a4b7d335
Lajmi i radhës

Imërlije Saliu: Zyra rajonale e librave amë në Çegran tashmë është plotësisht funksionale!

Të fundit nga

ShkoLartë