Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar sërish Iranin se shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen”, duke theksuar se sulmet ndaj vendeve të rajonit nuk ndihmojnë askënd.
Gjatë një bisede telefonike me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, Erdogan tha se Turqia po përpiqet të hapë derën e diplomacisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
“Pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, po vazhdojnë të merren hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokativë, që do të rrezikojnë miqësinë e Turqisë”, tha Erdogan më një mbledhje të kabinetit të zhvilluar të hënën në mbrëmje.
Komentet vijnë pasi mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë të dytë balistike iraniane që kishte hyrë në hapësirën ajrore turke të hënën.
Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme me Iranin.
Burimi: opinion.al


