erdogan njohja e somalilandit nga izraeli e paligjshme dhe e papranueshme 695447949bfcc

Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe e papranueshme

December 30, 2025
1 minut lexim

Njohja e Somalilandit nga Izraeli është e paligjshme dhe e papranueshme, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ndërsa Izraeli mbron vendimin e tij.

”Ruajtja e unitetit dhe integritetit të Somalisë në çdo rrethanë ka një rëndësi të veçantë për ne. Vendimi i Izraelit për të njohur Somalilandin është i paligjshëm dhe i papranueshëm”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp me homologun e tij somalez, Hassan Sheikh Mohamud në Stamboll.

”Qeveria e Netanyahut, e përgjegjshme për vdekjen e 71 000 palestinezëve, po përpiqet sot të destabilizojë Gadishullin Afrikan pas sulmeve të saj ndaj Gazës, Libanit, Jemenit, Iranit, Katarit dhe Sirisë”, shtoi ai.

Vizita e kreut të shtetit somalez në Turqi, një aleat i ngushtë i vendit të tij, vjen katër ditë pas njohjes së Somalilandit nga Izraeli.

Kjo republikë e vetëshpallur shpalli pavarësinë e saj njëanshme në vitin 1991, në një kohë kur Republika e Somalisë po binte në kaos pas rënies së regjimit ushtarak të autokratit Siad Barre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tahiri aak do te jete pjese e kuvendit edhe nese smerr asnje vote nga diaspora 6954477e40fee
Lajmi i mëparshëm

Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr asnjë votë nga diaspora

shitja e industrise se naftes se serbise vucic kushdo qe ta marre nis in rafineria duhet te punoje 69544947ec8a3
Lajmi i radhës

Shitja e Industrisë së Naftës së Serbisë, Vuçiç: Kushdo që ta marrë NIS-in, rafineria duhet të punojë

Të fundit nga

Reali e mbyll vitin në krye të listës së UEFA-së

Real Madridi do ta përfundojë vitin 2025 duke kryesuar renditjen e koeficientëve të UEFA-së. Renditja e koeficientit të klubeve bazohet në rezultatet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës gjatë
ShkoLartë