erdogan netanyahut nuk do lejojme qe jeruzalemi te perdhoset nga duar te pafe 68cb3184a8509

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

September 18, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin.



Presidenti turk u zotua se myslimanët nuk do të heqin dorë kurrë nga të drejtat e tyre për Jerusalemin Lindor dhe premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë palestinezët mes sulmeve izraelite.

“Ne nuk do të lejojmë që Jerusalemi të përdhoset nga duar të pafe, megjithëse e di që hidhërimi i admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Ankara.

Ai vuri në dukje krenarinë e përkatësisë në “një komb që ngriti flamurin e Islamit për shekuj dhe i shërbeu Jerusalemit për 400 vjet”. Ai iu referua faktit se nën sundimin mysliman “qyteti u bë një vend paqeje dhe bashkëjetese”, ndërsa kishte respekt për të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve.

“Lufta e Turqisë që Jerusalemi të bëhet një qytet paqeje, sigurie dhe harmonie vazhdon pa ndërprerje ose tërheqje”, tha Erdogan. Ai riafirmoi angazhimin e Ankarasë për një shtet palestinez të pavarur dhe sovran bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Duke kritikuar Benjamin Netanyahun, Erdogan e quajti Jerusalemin një qendër shpirtërore që është e çmuar për të gjithë myslimanët.

“Askush nuk mund të na ndalojë të mbështesim popullin e shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet e ashpra të Izraelit”, tha ai.

Erdogani premtoi se Turqia do të mbetet e palëkundur sot dhe nesër kundër atyre që përpiqen ta shndërrojnë rajonin në një det gjaku dhe atyre që shkaktojnë paqëndrueshmëri në gjeografinë e tyre.

“Ata që besojnë se mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt me shtypje dhe gjenocid, me koston e jetës së fëmijëve të pafajshëm, do të mbyten në gjakun që kanë derdhur”, shtoi ai.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keshilli bashkiak i tiranes mblidhet me 23 shtator per shkarkimin e erion veliajt 68cb3059028fd
Lajmi i mëparshëm

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

buja nenshkruan marreveshje bashkepunimi me partine ashkalinjeve per integrim 68cb3273b83aa
Lajmi i radhës

Buja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Ashkalinjëve për Integrim

Të fundit nga

Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)

Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i dhjetëra pompave të benzinës në Zvicër. Emisioni “N’Kosova Show” ka realizuar një
ShkoLartë