erdogan dhe macron diskutojne krizen ne gaza lideri turk kerkon veprim te shpejte global 68862d323edfc

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

July 27, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon.

Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.

“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, theksoi Erdogan, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime drejt një zgjidhje të menjëhershme”.

Erdogan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje afatgjate të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund” dhe se “një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.

Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet.

Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gucati viziton nenen e thacit ne buroje ndihet krenare per djalin e saj 68862c094c266
Lajmi i mëparshëm

Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

mucunski mori pjese ne takimin e pare te platformes se paqes per ballkanin ne stamboll 6886303e40175
Lajmi i radhës

Mucunski mori pjesë në takimin e parë të Platformës së paqes për Ballkanin në Stamboll

Të fundit nga

ShkoLartë