era e forte rrezon nje lis ne qender te prishtines 68b31b207cca1

Era e fortë rrëzon një lis në qendër të Prishtinës

August 30, 2025
1 minut lexim

Një lis është rrëzuar sot pasdite nga era e fortë në rrugën “Rexhep Luci”, në qendër të Prishtinës, rreth orës 15:00.

Nga rënia e lisit fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Ekipet e zjarrfikësve reaguan menjëherë duke dalë në vendngjarje dhe po punojnë në largimin e degëve dhe pastrimin e rrugës për të rikthyer qarkullimin normal.

Erërat e fuqishme të shoqëruara me stuhi nuk kanë përfshirë vetëm Kosovën, por edhe rajonin. Raportohet se situatë e ngjashme me dëme të shkaktuara nga era është shënuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre shqiptare te hoffenheimi por nuk ia dolen me eintrancht frankfurtin 68b31b142849e
Lajmi i mëparshëm

Tre shqiptarë te Hoffenheimi, por nuk ia dolën me Eintrancht Frankfurtin

aksident ne rrugen e kombit makina perplas kembesorin 68b31bc705850
Lajmi i radhës

Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas këmbësorin

Të fundit nga

Dashuritë që rindizen në fundvit

Në fundvit, ndërsa dritat zbukurojnë shtëpitë, muzika përshkon rrugët dhe ritmi i përditshëm ngadalësohet për pak, diçka pozitive ndodh: ndjenja të vjetra dashurie, miqësie ose lidhjeje rilindin në heshtje. Një telefonatë që
ShkoLartë