Dosja “Epstein” ka tronditur dhe po vijon të trondisë mbarë botën pas publikimit të dokumenteve, fotove e videove shokuese.
Mbrëmjen e sotme në Top Story, Ervin Karamuçu u shpreh se Jeffrey Epstein kishte arritur që të ndërtonte një sekt global perversiteti, ku të përfshirë kanë qenë emra të njohur biznesmenësh, politikanësh apo emra të tjerë të të famshmëve botëror.
“Ky ka qenë profili perfekt i një personi që mund të ndërtonte një sekt ndërkombëtar për të shuar epshet perverse të biznesmenëve dhe politikanëve në mbarë botën. Ka 180 mijë foto, video… Ata komunikon në yahoo dhe gmail, nuk ruheshin, dhe kjo e ka bërë shumë të lehtë që FBI të kishte të gjitha materialet.
Por nuk do mund të nxiren të gjitha këto materiale. Është në pikëpyetje sesi ky person u bë një biznesmen kaq i fuqishëm. Asnjëherë nuk u hetua pasuria e tij. Ka dyshime në SHBA sesi ky person vrau veten në burg.
Këto dokumente nuk janë asgjë para atyre që ai mund të dëshmonte. Ka pasur pedofili, trafik të qenieve njerëzore, janë bërë perversitete deri në kanibalizëm. Ky ofronte dhe një menu, menu të çmendura. Edhe afera me biznese me palë të treta ku ky përfitonte, menunë e tij ishin që nga koha e Hitlerit. Perversitetet e lexuara nga koha e Hitlerit, ky i kishte të gatshme kujtdo që donte të shuante epshet e tij të çmendura”, tha Karamuço.
Burimi: botasot.info


