enver hoti kandidati i aak se per kryetar te malisheves 6877b3a2f10e1

Enver Hoti, kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës

July 16, 2025
1 minut lexim

Enver Hoti do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një postim në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Hoti përfaqëson më së miri vlerat e partisë që ai drejton.

“Mirë se vjen në Aleancë, Enver Hoti! I njohur për përkushtimin ndaj vendit dhe vlerat e tij atdhetare, Enver Hoti i përket brezit të veprimtarëve të hershëm të angazhuar në çështjet kombëtare. Me një përvojë të pasur institucionale, ai ka shërbyer me profesionalizëm e integritet në çdo përgjegjësi që ka bartur”.

“Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është një vlerë e shtuar për vizionin tonë politik dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Enver Hoti gjithashtu do të jetë kandidati ynë për kryetar të Komunës së Malishevës. Me përvojën, vendosmërinë dhe besimin në vlerat e Aleancës, ai përfaqëson më së miri frymën tonë, për një qeverisje të drejtë dhe transparente. Urime Enver! Paçim sukses dhe fitore të përbashkët në shërbim të Malishevës dhe qytetarëve të saj!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti me ligjin e ri kazinote largohen se paku 500 metra nga objektet shkollore 6877b32abe1c0
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Me ligjin e ri kazinotë largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore

i tregonte turistit si te hidhte mbeturina nga makina kozaku shoqerohet ne polici 6877b493778e4
Lajmi i radhës

I tregonte turistit si të hidhte mbeturina nga makina, Kozaku shoqërohet në polici!

Të fundit nga

ShkoLartë