Këngëtarja Enca Haxhia ka paralajmëruar ardhjen e projektit të saj më të ri muzikor, i cili mban titullin “VASHA”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë entuziazmin e saj për këngën e re, duke lënë të kuptohet se projekti do të sjellë një kombinim të elementeve tradicionale shqiptare me një energji moderne.
“Rrënjë tradicionale shqiptare, energji🔥 ‘VASHA’ është kënga ime e preferuar prej disa kohësh. Shpresoj dhe besoj se do të bëhet edhe e juaja. 🤞🥰 Jam super e emocionuar për këtë këngë!”, ka shkruar Enca.

Enca Haxhia
Njoftimi ka ngjallur menjëherë interes te fansat, të cilët presin me padurim publikimin e “VASHA”, projektit më të ri të këngëtares.

Enca Haxhia

Enca Haxhia
Burimi: botasot.info


