emri vritet me thike 51 vjecari gjendet i pajete brenda baneses se tij 68d4487cb32cd

Emri/ Vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë brenda banesës së tij

September 24, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. 

Sipas informacioneve, viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12. Ka qenë nipi i viktimës ai i cili lajmëroi më pas policinë. 

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.  

Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.  Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi ne fshatin e ali ahmetit kanalizimin e ka bere qeveria vlen 68d44713466ad
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

drame ne prizren bashkimi gjunjezon ekipin polak 68d448d3a9bbd
Lajmi i radhës

Dramë në Prizren, Bashkimi gjunjëzon ekipin polak

Të fundit nga

ShkoLartë