emri plagosja me thike ne durres zbardhen detaje 45 vjecari ka marre plage ne gjoks dhe bark 69484d8400cbe

Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark

December 21, 2025
1 minut lexim

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajm i mire per klubet evropiane 69484cd3bc38f
Lajmi i mëparshëm

Lajm i mirë për klubet evropiane

tregu i makinave luksoze ne shba po hyn ne nje faze zgjerimi te fuqishem parashikon nje studim 69484daecd1fb
Lajmi i radhës

Tregu i makinave luksoze në SHBA po hyn në një fazë “zgjerimi të fuqishëm” – parashikon një studim

Të fundit nga

ShkoLartë