emri krijoi profil te rreme ne rrjetet sociale me logon dhe emrin e nje banke dhe ofronte kredi te paautorizuara nje i arrestuar dhe dy te proceduar ne tirane 69145663980dd

Emri/ Krijoi profil të rremë në rrjetet sociale me logon dhe emrin e një banke dhe ofronte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Tiranë

November 12, 2025
1 minut lexim

Goditet një rast të mashtrimit kompjuterik në Tiranë, ku për pasojë u arrestua autori kryesor i rastit, si dhe u proceduan dy të tjerë.

Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka, 21 vjeç banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç.

Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e bankës, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.

Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hill demaci nuk ishte nje person me te cilin mund te bashkepunohej 691455c06f17d
Lajmi i mëparshëm

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

ligjvenesit ne dhomen e perfaqesuesve pritet te votojne sot per rihapjen e qeverise 691456d40b4ba
Lajmi i radhës

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të votojnë sot për rihapjen e Qeverisë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë